Kryetari Qëndron Kastrati është duke e përfaqësuar Kamenicen në takime koordinuese me komuna të tjera të botes.
Ai sot ka mbajtur takime nga distanca me kryetarë komunash përfshirë Italia, Austria, Turqia, Serbia, Gjermania, Libani dhe vende tjera, ku është diskutuar për situatën dhe masat që kanë ndërmarr në nivel lokal në këto vende për të luftuar virusin COVID-19.
Ai gjatë diskutimeve së bashku me ata kanë ndar përvojat e tyre për parandalimin dhe mbrojtjen qytetarëve nga pandemia SARS-CoV-2.
Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e Shtabit Emergjent Komunal janë duke punuar në vazhdimësi që të tejkalohet kjo situatë dhe t’i përmbushin nevojat e banorëve të Kamenicës, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos krijojnë panik sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim.
#rrinshpi
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...