Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i cili edhe njëherë synon këtë post, Shaip Kamberi thotë se Serbia pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe as më pak evropiane.
Kamberi thotë se si kandidatë i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jetë afër përfaqësuesve të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit por edhe të aktualitetit të jetës së përditshme.
Postimi i tij i plotë:
Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane.
Ajo do t’i thellojë pabarazitë dhe padrejtësitë. Politike, kombëtare dhe ekonomike.
Prandaj duhen deputete dhe deputet të duhur nga Lugina e Preshevës.
Këtë e kuptojnë më së miri qytetarët.
Këtë e kishte kuptuar Bilaçi dhe Samolica.
Mbrëmë, me Salihun, Rexhijen, Ahmetin, Adnanin, Shpëtimin etj., dëgjuam pikëpamjet dhe nevojat e tyre.
Si kandidatë të sotëm të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jemi nesër përfaqësues të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit, por edhe në aktualitetin e jetës së përditshme.
Vazhdojmë bashkë.
Voto 16 ✅
#TubimMobilizues #Bujanoc #ZgjedhjetParlamentare #KShL. /arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...