Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka thënë se Tërrnoci nuk njeh dorëzim, duke shtuar se Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Ivica Daçiqit dhe partnerëve të tij.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kamberi tha se vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë, shkruan arbresh.info
“Vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve”.
“Ne vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar. Objektiv që do ta arrijmë edhe përkundër kundërshtimeve institucionale”, përfundoi Kamberi. /arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron