Kanë kaluar dy orë nga kur ka nisur takimi i liderëve të partive politike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Fokus i këtij takimi është gjetja e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës politike në vend, me theks të veçantë në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Takimi vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar që Kuvendi të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh.
Në tryezën e bisedimeve marrin pjesë kryetarë dhe përfaqësues nga partitë kryesore politike: kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me deputeten Vlora Çitaku; nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë të pranishëm kryetari Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, takimin e përfaqëson deputetja Time Kadrijaj.
Gjithashtu, në takim marrin pjesë kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i GUXO-së, Faton Peci, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nis mbledhja për zhbllokimin e Kuvendit, Kurtit i përgjigjen të gjitha partitë
Kurti arrin në Kuvend për t’u takuar me përfaqësuesit e partive politike
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...