Ka filluar takimi i liderëve të partive pplitike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me synimin për të gjetur një zgjidhje ndaj bllokadës së zgjatur në Kuvendin e Kosovës.
Ky takim zhvillohet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi përfundimin e seancës konstituive brenda 30 ditëve, duke vendosur një afat të prerë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hap vendimtar për konstituimin e plotë të tij.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare. Diskutimet janë fokusuar në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve.
Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur në seanca të njëpasnjëshme – gjithsej 37 herë – por pa sukses në votimin e udhëheqësve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar emrin e Albulena Haxhiut për kryetare, por pa arritur të sigurojë shumicën e votave. Më pas, kjo parti kërkoi që procesi të kalojë në votim të fshehtë, kërkesë që nuk është mbështetur nga opozita./Arbresh.info

Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...