Dega e PDK-së në Gjilan ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, duke kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetime për keqpërdorim të detyrës dhe keqmenaxhim të financave publike.
Sipas PDK-së, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 ka evidentuar shkelje të ligjit, të cilat vetë menaxhmenti komunal i ka pranuar si të sakta, duke u shprehur se “pajtohet” me gjetjet.
PDK-ja vlerëson se kjo përbën pranim zyrtar të përgjegjësisë dhe e forcon dyshimin për vepra penale të dënueshme, sipas neneve 414 dhe 415 të Kodit penal.
Si provë, partia ka bashkëngjitur raportin zyrtar të auditimit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira