Në fshatin Dumnic të Podujevës është evidentuar një rast i kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandës me mallra. Rasti ka ndodhur më 15.12.2025, ku autoritetet kanë arritur të ndalojnë një automjet të ngarkuar me mallra të dyshuara për kontrabandë.
Gjatë kontrollit, në një garazhë si dhe në një automjet tjetër janë gjetur mallra të fshehura. Njësia doganore ka sekuestruar gjithsej 575.000 copë filtra për duhan, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pas intervistimit janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Fsh. Dumnic, Podujevë / 11.12.2025 – 19:25. Lidhur me rastin, më 15.12.2025 është arritur të ndalohet automjeti i ngarkuar me mallra, ndërsa në një garazhdën dhe automjet tjetër janë gjetur mallra të fshehura. Njësia doganore ka sekuestruar 575.000 copë filtër të duhanit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...