Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Velsei së bashku me Myftiun Naim Tërnava kanë vizituar gjatë ditës Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.
Kryeparlamentari u prit nga Drejtori i Medresesë, Bahri Simnica, profesorë, nxënës dhe nxënëse të Medresesë të cilët me rastin e vizitës së tij kënduan dhe recituan vargje të poetit Mitrush Kuteli.
Kryetari Veseli tha se “Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam sot në një vend të shenjtë, në një vend të atdhetarizmit të fuqishëm, në një vend ku çdo vit mësohen mësime të mira për botën më të lartë, mësimet për besimin ndaj Zotit dhe respektin ndaj njeriut”.
Veseli iu drejtua edhe profesorëve të Medresesë ku i falënderoi për mikpritjen sepse siç tha Veseli kështu e ka traditë Medreseja.
“Kjo Medrese në periudhat më të rënda në të cilat është ballafaquar atdheu ynë ka qenë institucion, ka qenë vendstrehim ka qenë këshillim ka qenë orientim për të gjitha gjeneratat që janë munduar për lirinë e Kosovës”, tha ai.
Para nxënësve të Medresesë dhe të pranishmëve foli edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili tha se është një ndjenjë e veçantë që përjeton në hyrje të këtij objekti madhështor, “shpeshherë e kam thënë që ka qenë një dhuratë shumë e madhe për kombin shqiptar”. /Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...