Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka vizituar selinë e Kryqit të Kuq të Kosovës ku u takua me kryetaren Feride Hyseni dhe sekretarin Agron Humolli.
Veseli deklaroi se ky takim u mbajt për t’iu shprehur mirënjohjen për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë ndaj familjeve skamnore e qytetarëve nevojtarë.

“Po ashtu i urova për 8 majin që është Dita Botërore e Kryqit të Kuq si dhe për faktin që ky vit, përkon edhe me 75 vjetorin e formimit të Kryqit të Kuq të Kosovës”.
“Javëve të fundit kam bërë shumë vizita për të nderuar dhe ikurajua gjithë ato institucione apo organizata sikurse Kryqi i Kuq, të cilët i kanë shërbyer qytetarëve duke qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit”.
“Po ashtu unë kam konsideratë të madh edhe për kulturën vullnetarizmit e solidaritetit që promovohen prej Kryqit të Kuq si vlera fisnike të rëndësishme për çdo shoqëri”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...