Oficer Kadeti nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatlind Imeraj, ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të edukimit ushtarak në botë.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në emër të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, dhe u drejtua nga Gjenerali Sir James Hockenhull.
Oficer Kadeti Fatlind Imeraj është kadeti i 32-të nga FSK që përfundon me sukses këtë shkollim, duke e forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë dhe edukimit ushtarak./Arbresh.info
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...