Kadaj-Bujupi: Kurti i thoshte Thaçit ‘me neve skifter a jashtë pulë’, ky as pulë – ‘zogzë’

20:05 | 27 Shkurt 2020

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka deklaruar se me 15 mars do ta largojë pjesërisht taksën, ndërkaq nëse Serbia ndalë e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jo tarifore me Kosovën, atëherë nga një prilli do të hiqet taksa 100 për qind.

Sipas tij nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka quajtur “zogzë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Kurti i thoshte Thaçit ‘me neve skifter a jashtë pule’. Ky as pulë. Zogzë”, ka shkruar Kadaj.

Ndërkaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, më herët e ka quajtur Kurtin mashtrues, duke thënë se me veprimin e fundit ndaj taksës ka nisur kthimin e Serbisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara