Do të bëhen edhe homazhe pranë pllakave përkujtimore në Runjevë dhe Stagovë Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë, të martën në Kaçanik mbahet akademi përkujtimore kushtuar të rënëve më 21 maj të vitit 1999.
Akademia organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Po ashtu, në nderim të rënëve të luftës së UÇK-së do të bëhen edhe homazhe pranë pllakave përkujtimore në Runjevë dhe Stagovë, si dhe te Varrezat e dëshmorëve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit