Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur para pak çastesh në takim në zyrën e tij, kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pritet që mes presidentit dhe kryeministrit të diskutohen çështjet me rëndësi për vendin, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë se marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi e ka nënshkruar Thaçi ndërkohë që po këtë marrëveshje po vazhdon ta kundërshtoj kryeministri Haradinaj ashtu siç e kundërshtonte sa ishte në opozitë duke thënë se Kosova po humb territor përmes saj.
Mirëpo, ShBA-të dhe BE-ja këmbëngulin se marrëveshja është e drejtë dhe se Kosova nuk humb asgjë nga nënshkrimi i saj.
Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar se ia kanë bërë të ditur Haradinajt pas ardhjes së tij në krye të Qeverisë se ata nuk lëvizin nga qëndrimi që kanë në lidhje me këtë çështje./arbresh.info.
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri