Sot, në natën mes të shtunës dhe të dielës (30-31 mars) ka filluar llogaritja verore e kohës, dhe ora ka shkuar 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte në orën 02:00, atëherë kur akrepat kanë kaluar 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.
Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.
Në shtator të vitit 2018, Komisioni Evropian nxori një projekt-direktivë.
Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por Shtetet Anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i jepin fund kësaj praktike.
Parlamentarët evropianë kanë votuar për t’i dhënë fund ndryshimit të orës 2 herë në vit, por kjo do të finalizohet në prillin e vitit 2021, dy vite pas propozimit të parë të ligjvënësve evropianë.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...