Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se Juventusi duhet ta blejë Gianluigi Donnarumman nga Milani dhe ta huazojë atë derisa Gianluigi Buffon të pesionohej.
Portieri që debutoi në moshën 16 vjeçare ka zhvilluar deri më tani 72 ndeshje, duke u kthyer në një prej portierëve më të dëshiruar në Evropë.
Casillas beson se kampionët e Serie A, Juve, duhet ta blejnë këtë portier.
“Juventusi duhet ta blejnë Donnarumman. Ata duhet ta lënë në huazim për një ose dy vite derisa Gigi të pensionohej, pastaj ta sillnin në Torino”.
“Nëse do të më duhej të vija bast në një portier të ri, atëherë do të ishte ai. Nuk ka asnjë në Evropë që është 18 vjeç dhe ka ato kualiteti”.
“Natyrisht, ai duhet të fitojë pjekuri dhe një apo dy vite, por ka kualitet”, ka thënë Casillas.

BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...