Agron Jusufi pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit e Sali Çekajt, ka treguar në Ora e Fundit në Klan Kosova se si me nëntë prill të vitit 1999, një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kishin filluar jo më shumë se 300 ushtarë.
“Numrat nuk kanë qenë të rëndësishëm, por forca dhe vullneti me të cilin është udhëhequr ajo betejë. Megjithatë nuk ka pasur më shumë se 300 ushtarë në fillim të aksionit”, ka deklaruar Jusufi, i cili më pas tregoi se si atyre u ishin bashkuar ushtarë e ushtare për ta vazhduar betejn që kishte zgjatur me muaj.
“Beteja e Koshares ka zgjatur me muaj. Ka pasur luftime të ashpra dhe në distanca shumë të vogla. Ka pasur përleshje të afërta me njësitë paramilitare serbe”.
“104 të vrarë mbi 250 të plagosur kanë qenë serbë, sipas të dhënave të serbëve”.
Madje Jusufi tregoi se si kufomat e ushtarëve serbë ia kishin dorëzuar NATO-s, pasi serbët e mbetur gjallë kishin ikur duke i lënë prapa, njofton Klan Kosova.
“Nuk mund të flitet për luftën e UÇK-së e mos të përmendet beteja e Koshares. Kjo betejë është e njohur edhe nga NATO si një betejë vendimtare në luftën për çlirimin e atdheut”.
“Ishte betejë që e rrëzoi edhe mitin e ushtrisë serbe, por edhe pretendimin e tyre për Kosovën”.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut