Ish-emisari i SHBA-së në Ballkan Edward Joseph ka deklaruar se sa më shpejt që Kosova të integrohet plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare, kjo do të jetë më mirë për shqiptarët, por edhe për serbët e gjithë rajonin.
Joseph i cili tani është profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë se sikur dhe në rastin e çështjeve të tjera të hapura, sikur që është emri i Maqedonisë, situata jostabile në Bosnje, stërzgjatja e njohjes së plotë të Kosovës vetëm sa do ta shtojnë destabilitetin në Ballkan, citojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Sipas vlerësimit të tij, në këtë mënyrë nxiten kombinatorika të ndryshme politike dhe ëndrra përfshirë edhe ato për ndarje që do ta shtonte dhe më shumë destabilitetin e Maqedonisë.
Ai mendon të jetë e kuptueshme pse Beogradit s’i pëlqen ideja e integrimit të plotë ndërkombëtar të Kosovës.
Megjithatë, refuzimi i kësaj qasjeje, do të thotë zgjatje e destabilitetit aktual. Realiteti nuk është gjithmonë i këndshëm e pranimi i tij është gjithmonë më produktiv sesa refuzimi, mendon Joseph.
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...