Kushti që BE i ka shtruar Serbisë për anëtarësim në të është normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton portali arbresh.info nga mediat serbe.
Ministrja për Integrim Evropian Jadranka Joksimoviq ka reaguar, duke deklaruar sot se ky kusht nuk do të thotë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë se dje presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar që Bashkimi Evropian kërkon një dokument që siguron normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
E kjo sipas tij do të thoshte në terme të tjera që duhet të njihet pavarësia e Kosovës./arbresh.info/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...