Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq është takuar në Uashington me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.
Temë diskutimi në këtë takim ka qenë edhe pozita e serbëve në Kosovë, ndërsa Palmer ka shprehur mirëkuptimin dhe mbështetjen për të gjitha proceset që i kontribuojnë stabilitetit.
“Ka shumë sfida që na presin këtë vit. Ne duhet zgjidhur disa nga problemet në mënyrë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të ecë përpara dhe të bëhet pjesë e BE-së. Mbështetja e SHBA-ve për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë ka rëndësi të madhe. Ndërsa vrasja e Oliver Ivanoviqit kërkon një përgjigje në pyetjen kush dhe pse e bëri këtë krim”, është shprehur Jevtiq, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, dhe formimi i komunave me shumicë serbe është hap i domosdoshëm për rifillimin e dialogut.
Jevtiq ka diskutuar edhe rreth kthimit të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe pengesat në rrugën e kthimit.
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet