Kryetari i partisë opozitare Partia Popullore, Vuk Jeremiq thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ua ka premtuar amerikanëve Kosovën, por që problemi i tij se si do ta bëjë këtë gjë, transmeton portali arbresh.info.
Siç tha në një tribunë në Novi Sad, Vuçiçit po i kërkohet që të fusë Kosovën në OKB.
“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiç të fusë Kosovën në OKB dhe po i bëjnë presion atij, duke nënshkruar të ashtuquajturën marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën”, ka thënë Jeremiq.
Sipas Jeremiq, Vuçiç ka propozuar shkëmbim territoresh, por që është hedhur poshtë, pasi që pretendohet se tashmë i ka premtuar një ulëse Kosovës në OKB./Arbresh.info/
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin