Në orët e para të mëngjesit është plagosur me armë zjarri një polic në Mitrovicë.
Pas një zënke në një lokal nate, ku pronari ndërhyri për të ndarë palët e përfshira përfundoi i plagosur polici Predrag Bogosavljevic, raporton arbresh.info.
Bogosavljevic ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari është i njohur për policinë, por që gjendet në arrati.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se plagosja e mbrëmshme në veri të Mitrovicës nuk ka të bëjë me detyrën zyrtare, por sipas tij i plagosuri ka qenë pronar i lokalit ku ka ndodhur zënka.
“Rreth orës 3:20 të mëngjesit në një kafiteri në veri ka pasur një zënkë si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. Aty ka qenë një pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili është plagosur. Ai është edhe pronar i lokalit dhe rasti nuk ka të bëjë asgjë me detyrën zyrtare. Pronari i lokalit e ka zhvendos jashtë të dyshuarin dhe ky i fundit e ka plagosur në gjymtyrët e poshtme. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është i njohur për Policinë dhe jemi në kërkim të tij”, tha Hoti./Arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore