Linda Çavdarbasha ka njoftuar zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministres në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Çavdarbasha përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ka dhënë dorëheqje të enjten, dhe për këtë e ka njoftuar edhe shefin e Qeverisë, Albin Kurti.
Dorëheqja, sipas saj, ka ardhur për arsye të vazhdimit të karrierës profesionale.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
“Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.
Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.
Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve”. /Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...