Jep dorëheqje shefi i Telekomit të Kosovës

16:10 | 31 Tetor 2018
M. A.

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Indeksonline mëson se largimi i tij vije për arsye personale.

“Po, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kreyshefit. Begolli letrën e dorëheqjes ia ka dërguar Bordit si dhe kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Begolli në krye të Telekomit të Kosovës u emëruar më 22 qershor të këtij viti. Ndërsa zyrtarisht detyrën e mori më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Kujtojmë se Begolli poashtu më parë mbante postin e ish-drejtor në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.

Shpërndaje në rrjete sociale