Anëtarja e kryesisë së Nisma-s në Gjilan, njëherësh, nënkryetare e forumit të gruas së Nisma-s ka dhënë dorëheqje.
Përmes një njoftimi publik, ajo ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga çdo pozitë e kësaj partie dhe se i bashkohet Vatra-s.
“Unë Valmira Arifi, anëtare e kryesisë dhe njëherit nënkryetare e parë e Forumit të Gruas së Nisma-s në Gjilan jap dorëheqje nga çdo pozitë e kësaj partie. Pas shumë problemeve të mëdha që po kalon Nisma në Gjilan, e që filluan me shkarkimin e z. Hasanit nga pozita e ministrit, në këtë degë u krijuan një mori problemesh dhe një tollovi brenda anëtarëve të partisë dhe brenda grupit të këshilltarëve komunalë. Duke mos lejuar të jem pjesë e kësaj politike fëmijnore, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga çdo aktivitet i kësaj partie.
Te tutje aktivitetin tim politik do ta zhvilloj në ” Lëvizjen Qytetare Vatra”, ka thënë ajo.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor