Javën e ardhshme do të dërgohet në Zvicër lënda e përkthyer për hetim për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në seancën e sotme kur u pyet nga deputeti Sami Kurteshi, raporton Arbresh.info.
“Në këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës, ka vënë një lëndë vuluminoze me një material 3000 faqe, në këtë javë ka përfunduar përkthimi i saj. Jam i informuar nga Prokuroria e Shtetit që javën që vjen, nga e hëna, lënda do të dërgohet përmes atasheut policor të Ambasadës së Zvicrës që është në Kosovë drejt institutit në fjalë. MD nuk është ndërlidhëse në këtë rast, është direkt prokurori i rastit përmes prokurorisë së shtetit dhe atasheut policor, në këtë rast Ambasadës së Zvicrës. Nga java e ardhshme e tutje rasti do të bartet konform marrëveshjes që është arritur mes prokurorisë së shtetit dhe institutit në fjalë. Pra deri tani ka qenë në fazën e përkthimeve, nga java e ardhshme do t’i shkojë Institutit në Zvicër për hetim”, ka thënë Tahiri.
Sami Kurteshi i bëri pyetje ministrit të drejtësisë, Abelard Tahiri lidhur me mbulimin e shpenzimeve për një hetim ndërkombëtar për rastin Dehari./Arbresh.info
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...