Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton fillimi i javës së ardhshme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht të lagësht, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, këto reshje janë shumë të mirëseardhura dhe do të kenë ndikim pozitiv në shumë fusha të jetës, veçanërisht në bujqësi, cilësinë e ajrit dhe mjedisin në përgjithësi, transmeton Arbresh.info.
Nga dita e mërkurë parashikohet një stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me kthjellime dhe përmirësim të motit.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu .Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 14 – 18°C
Temperaturat maksimale: 20-24°C
Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperendimit
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale: 12 – 17°C
Temperaturat maksimale: 21 – 25°C
Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 13 – 16°C
Temperaturat maksimale: 24-27°C
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale: 13 – 16°C
Temperaturat maksimale: 25-29°C
Era: nga verilindja, 1–3 m/s
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor..
Temperaturat minimale: 10-13°C
Temperaturat maksimale: 27-32°C
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...