Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se do të jenë gjithmonë në krah të fuqizimit të biznesit, por jo në mënyrë të jashtëligjshme.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka ardhur koha që të respektohet ligji, pa marrë parasysh individin, biznesin apo veprimtarinë se çfarë është.
“Rrënimi i terasës së lokalit “Prima”, për të cilin qeverisja e kaluar kishte lëshuar vendim të jashtëligjshëm, pasi pronari i restaurantit në fjalë ka pas leje të vendos vetëm ceradë-mbulesë për terasë me përmasa të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik, është bërë duke u zbatuar vendimi i Drejtorisë për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, si dhe mbi parimet e qeverisjes sonë për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.
Do të jemi gjithmonë në krah të fuqizimit të biznesit, mirëpo jo në mënyrë të jashtëligjshëm. Veprimet tona janë dhe do të jenë gjithmonë të mbështetura në ligjet e Kosovës dhe të paanshme. Të punojmë drejt për ne dhe qytetarët tanë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...