Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral Metin Tokel.
Fillimisht, Gjeneral Jashari e uroi Gjeneralin Tokel për emërimin e tij në pozitën Komandantit të Forcave Tokësore, dhe gjithashtu falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks të veçantë trajnimet dhe aktivitetet të cilat kanë pasur një rol të veçantë në zhvillimin dhe ngritjen e Forcës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e tij por edhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.
Në përfundim, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të avancimit të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona./Arbresh.info

Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...