Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të KFOR, ku KFOR 34 i udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, ia dorëzuan komandën KFOR 35 të udhëhequr nga Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball.
Përmes një postimi nga ana e FSK-së, bëhet e ditur se Jashari falënderoi komandantin në largim të Komandës Rajonale-Lindje, Helzer, për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë mandatit të tij, transmeton klankosova.tv.
Njëkohësisht, Jashari i uroi suksese Lloydit në detyrën e re si Komandant i Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit me FSK-në./Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...