Gjenerallejtënanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE, Gjenerallejtënant Ian Cave CB.
Jashari i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral si dhe në kapacitetin e tij si përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE, shkruan Arbresh.info.
“U potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në trajnime, stërvitje dhe zbarkime të përbashkëta, gjithashtu Gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin Cave me të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i tij si komandant në kuadër të këtij plani janë zhvillimi i regjimenteve të këmbësorisë dhe kapacitetet specialistike në njësi të tjera.”, thuhet nw njoftimin e FSK-sw.
Ndwrkaq, Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj.
Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe faktin që FSK është forcë që kontribuon në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
Mes tjerash, Gjeneral Jashari u shpreh që FSK është e gatshme që të vijojë tutje zhvillimin e saj si dhe të bëjë të gjitha veprimet e duhura që të bëhet forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n dhe aleatët e saj./Arbresh.info/
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN