Të bashkuar për të quar proceset para, është thirrja qe po bën përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi. Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se u desh shumë mund dhe sakrificë për të arritur te kjo ditë.
Veç tjerash, theksoi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të quar para proceset.
“Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasë edhe më shumë kohë proceset të cilat ka nevojë shumë ky vend t’i përfundojë. Dhe sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik këtij vendi. Vetëm atëherë mund të themi që jemi duke realizuar amanetin e dëshmorëve”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përendur ish-liderët dhe gjithë ata që po mbahen në Hagë.
“Sot këtë ditë të pavarësisë po e festojmë pa liderët dhe themeluesit e shtetit tonë. Pa Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre. Por këtë ditë sot e kujtojmë edhe komandantin legjendar dhe familjen Jashari, si dhe gjithë bijtë e bijat e kombit tonë që dhanë jetën për liri”, ka theksuar ai.
Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale