Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtënant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të rotacionit të Operacionit INTERFLEX, të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, priti kontingjentin e FSK-së i cili ka përfunduar misionin.
Me këtë rast KOMFSK falënderoi kontingjentin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin gjatë shërbimit në këtë mision, shkruan Arbrsëh.info.
Jashari potencoi që ky kontingjent ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundur dhe si rezultat po vazhdohet edhe me kontingjente tjera.
Në fund, KOMFSK, ndau mirënjohje për kontingjentin për performancë të dalluar.
“Operacioni INTERFLEX është operacion shumëkombësh me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të ushtrisë ukrainase në luftën e tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Gjatë këtij mision gjashtë-mujor (Janar-Korrik 2024) pjesëtarët tanë së bashku me ushtarakë të Ushtrisë Britanike kanë qenë të angazhuar si instruktorë në trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në detyra të ndryshme luftarake.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...