Kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se komuna të cilën ai drejton ka gjobitur një kompani, punëtori i së cilës kishte hedhur asfalt në natyrë.
Dënimi sipas Jasharit ishte në shumë prej 100 eurosh.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë të pastër ambientin dhe të lajmërojnë raste të tilla në Inspektorat./arbresh.info
Postimi i plotë:
100 euro gjobë mandatore për personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë, skaj rrugës në Klinë të Epërme.
Ndotësi në këtë rast nga Prishtina, kishte hedhur mbeturinat skaj rrugës dhe falë efikasitetit të Inspektoratit, pasi është zënë në flagrancë është gjobitur sipas legjislacionit në fuqi.
Të dashur qytetarë, për të pasur një mjedis të pastër dhe rrjedhimit jetë të shëndetshme nevojitet që secili nga ne të ruajmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë dhe t’i paraqesim tek organet përgjegjëse të gjitha rastet e shkeljeve mjedisore.
Vetëm kështu, së bashku mund të arrijmë që të kemi një qytet, fshat apo lagje të pastër.
Të mbajmë të pastër mjedisin dhe hapësirat publike ashtu siç i mbajmë kopshtet tona!??☘️??
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...