Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk do të ketë greva në këtë fillim të vitit të ri shkollor.
Sipas tij, ky është lajm i keq për Kurtin e Nagavcin, shkruan Arbresh.info.
“Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri, milionat për energjinë në veri, çerdhet e pa nisura, po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale”, ka thënë Jasharaj.
Tutje, ai tha se se presin që Nagavci dhe Murati të përfundojnë seancat gjyqësore e më pas të merren me problemet në arsim.
“Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim. Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të tij”.
Ai ka thënë se greva bëhen në një shtet me demokraci, derisa sipas Jasharajt për momentin greva “s’kemi kujt t’i bëjmë”
“Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve. Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë”, ka deklaruar ndër të tjera i pari i SBASHK-ut.
Megjithatë Jasharaj ka thënë se dialogu mes sindikatave dhe Qeverisë duhet të vazhdojë për të evituar grevat dhe protestat e mundshme./Arbresh.info
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan