Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë u gjetën dhe u sekuestruan prova që dyshohet se lidhen me veprën penale të prodhimit, furnizimit, shitjes, posedimit ose dhënies në shfrytëzim të mjeteve për falsifikim.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në bashkëpunim me njësinë e Krimeve Kibernetike janë sekuestruar disa kartela bankare, një laptop, pajisje të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave bankare, vula të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetimet.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...