Januz Salihaj përfundimisht i ka ndarë rrugët me partinë e Ramush Haradinajt. Ai sot ka dhënë dorëheqje siç thotë të parevokueshme, mëson Gazeta Express. Kjo ka ardhur si shkak i pakënaqësisë që Januzaj e ka pasur brenda Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, konfirmon vetë Januzaj.
Januz Salihaj nuk kishte edhe funskion të ulët brenda partisë, ai ishte drejtori i komisionit për arsim dhe anëtar i kryesisë.
Siç thotë Salihaj e ka pritur AAK-në të reflektojë, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe më pas ka dhënë dorëheqje.
“Sot kam paraqit dorëheqejnen time si drejtori i komisionit të arsimit në kuadër të AAK-së dhe anëtar i kryesisë. Kam prit deri tani mos po reflektojnë. Por në vazhdim do t’i shprehi përmes një imelli shkaqet e dorëheqjes”, tha Salihaj për Gazetën Express.
Ai tha se në mbeldhjen e kryesisë më 28 mars nuk ka marrë pjesë për shkak se nuk ka dashur që prania e tij t’i pengojë.
“Dorëheqje të parevokueshme kam dhënë”, vazhdon ai.
Për këtë ai e akuzon AAK-në për marrëveshje me PSD-në, parti kjo që e udhëheq kryeqytetin.
Ndryshe, kohë më parë Januz Salihaj ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim, e kjo sipas PSD-së ishte bërë pas pakënaqësive që ka shprehur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje