Këshilltari i kryeministrit sllovak, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqje pasi janë publikuar mesazhet e tij me të akuzuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.
Ish emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe Epstein kanë diskutuar me entuziazëm për gratë dhe për një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton BBC.
Pasi Epstein dërgoi një imazh, i cili nuk mund të shihet në video, Lajcak përgjigjet: “Pse nuk më fton për këto lojëra? Do të merrja vajzën ‘MI’.”
“Kush nuk do të donte,” i përgjigjet Epstein. “Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv. Edhe motrat e tyre.”
Më vonë gjatë bisedës, Epstein mund të shihet duke iu lutur Lajcak që t’i kërkojë Lavrovit t’i marrë një bluzë me Lavrovin dhe Viltaly Churkin, një ambasador rus në OKB i cili kishte vdekur vitin e kaluar.
“Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat,” shkruan Epstein, me të cilën Lajčák pajtohet.
Epstein më pas thotë: “Pa shaka, motrat e tyre po notojnë të dyja në pishinë.”
“Kjo nuk është e drejtë!” përgjigjet Lajcak.
“Megjithëse të gjitha janë nën 30 vjeç. Pra. Ndoshta shumë të reja për ty,” shton Epstein. “Ose duhet të them nën 50 vjeç.”
“Mos u bë i keq. Nuk më ke parë në aksion”, ia kthen Lajçak.
Në një email drejtuar Epstein në nëntor 2017, Lajcak i kërkon Epstein të ndihmojë një producente filmash që ta fusë filmin e saj në listën e ngushtë për çmimet Oscar të atij viti.
Lajcak fillimisht mohoi të kishte diskutuar për gratë me Epstein kur dosjet u publikuan të premten, sipas mediave sllovake. Më vonë thuhet se ai tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen për të shmangur dëmtimin politik të Ficos.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...