Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar përvjetorin e 14-të të pavarësisë së vendit.
Ajo thotë se në rrugëtimin tonë si shtet i pavarur e sovran kemi arritur suksese të mëdha për të cilat duhet të ndihet krenar secili qytetar i Kosovës.
Postimi i plotë:
Kosovë, urime përvjetori i 14-të i shpalljes së pavarësisë!
Në rrugëtimin tonë si shtet i pavarur e sovran kemi arritur suksese të mëdha për të cilat duhet të ndihet krenar secili qytetar i Kosovës. Por, para nesh mbesin ende shumë sfida.
Këtë përvjetor të pavarësisë po e kremtojmë në kohë të vështira për vendin dhe popullin tonë, durimi i të cilit po testohet çdo ditë e më shumë nga ndryshimet e mëdha socio-ekonomike që shkaktoi pandemia Covid-19.
Në çdo hap që hedhim drejt fuqizimit të demokracisë dhe rolit tonë në arenën ndërkombëtare vazhdojmë të ballafaqohemi me taktika e veprime provokuese nga fqiu ynë verior- Serbia.
Brenda 14 viteve të funksionimit si shtet, uroj që ta kemi kuptuar se zgjidhja e problemeve me të cilat përballet Kosova kërkon unitet e maturi politike dhe koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë!
Urime! I pritshim përvjetorët e ardhshëm të pavarësisë në ditë më të mira!/arbresh.info/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...