Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Kazunori Ogawa.
Gjatë takimit, Ministri Jagxhiu prezantoi reformat dhe iniciativat kyçe në transformimin digjital të Kosovës, nga tranzicioni në teknologji cloud dhe modernizimi i rrjetit qeveritar, te ndërtimi i infrastrukturës së të dhënave, e deri te implementimi i rrjeteve me kapacitet shumë të lartë (VHCN) në nivel nacional.
“JBIC është shtylla strategjike financiare e Japonisë për investime jashtë vendit, infrastrukturë dhe partneritete ekonomike. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Japoninë, bashkëpunimi me JBIC u vlerësua si një mundësi me rëndësi për mbështetjen dhe financimin e projekteve kapitale në fushën e TIK-ut’, thuhet në komunikatë e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...
Kurti njofton për një tjetër prurje në VV, pjesë e listës pë...
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...