Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se kontabilistja dhe auditorja Elvira Ibrahimi-Hoti, i është bashkuar VV’së dhe do jetë pjesë e listës për deputete.
Sipas Kurtit, ajo njeh mirë terrenin dhe “e di saktësisht e në hollësi se si duket ekonomia nga lart poshtë, i kupton dhe di t’i adresojë hallet e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe të ndërmarrësve të rinj”.
“Si edukatorja e parë digjitale për tatime dhe financa në Republikën e Kosovës, Elvira i qëndron prapa bindjes se: njerëzit duhet të edukohen para se sistemi të mund t’i ndëshkojë. Ajo ka shërbyer në pozita drejtuese e menaxhuese, po ashtu si asistente në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka trajnuar qindra gra e të rinj. Elvira është e martuar dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve. Ajo i do malet dhe ecjen, andaj jam i lumtur që do të lëvizim së bashku në VETËVENDOSJE! dhe garojmë në listën fituese për legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...