Kryetari i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq, ka përdorur shprehjen “Kosova dhe Metohija” edhe sot gjatë një konference për shtyp ku doli të jap shpjegime se nuk do të largohet nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Kjo, pasi që atij i ishte kërkuar që të jap dorëheqje nga kjo pozitë.
Në këtë konferencë ai tha se ato kërkesa kanë qenë qesharake dhe se nuk e ka ndërmend që të largohet nga kjo pozitë.
E kur nga goja e tij doli shprehja “Kosova e Metohija”, ai u pyet nga gazetarët se kur do ta heq këtë fjalë.
“Kështu jam rritur dhe nuk do ta heq kurrë fjalën Metohia nga goja ime”, ishte përgjigjja e Jabllanoviqit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...