Partia Demokratike në koalicion më partitë e tjera kanë fituar dukshëm vota në Drenicë.
Komuna e Drenasit dhe e Skenderajit që njihen si bastione të PDK-së, kanë votuar me përqindje të lartë të votave për PAN-in
Në komuna e Drenasit sipas të dhënave të KQZ-së prin koalicioni PAN me mbi 11 mijë votues apo 77 për qind. Pas mbetet vetëvendosje e cila në këto zgjedhje ka fituar në këtë komunë mbi 1 mijë vota apo 13 për qind.
Ndërsa, në Skenderaj, poashtu përqindja e votuesve për koalicionin PAN është e madhe.
I ashtuquajturi “Krahu i luftës” në këtë komunë ka fituar mbi 13 mijë vota apo me përqindje 84%. Ndërsa pas mbetet Lëvizja Vetëvendosje me mbi1 mijë votues (1.085)apo 6 për qind, shkruan Indeksonline.
Në bazë të dhënave preliminare të KQZ-së, koalicioni PAN ka mbi 200 mijë vota apo 35.18%. Vetëvendosje, 147 mijë apo 25% LDK/AKR mbi 145 mijë vota apo 25.53%.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...