Hapjen e mbledhjes konstituive të legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës do ta bëjë deputeti më i vjetër me moshë, i cili është Adem Mikullovci, 78 vjeçar.
Kjo është e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit ku sipas Nenti të nëntë, thuhet se punimet në Kuvend i udhëheq deputeti më I vjetër duke u ndihmuar nga deputeti më i ri, shkruan arbresh.info.
“Punimet e mbledhjes konstituivet të legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, i udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës”, thuhet në Rregullore.
Nga zgjedhjet e 11 qershorit deputeti më i ri në moshë ka dalë të jetë deputetja Teuta Rugova e cila aktualisht ka 26 vjet.
Por, sipas rregullores nëse këta deputetë mungojnë në mbledhjen konstituive ose e refuzojnë kërkesën, atëherë angazhohen deputetët e tjerë sipas radhës.
“Nëse deputeti, përkatësisht deputetët nga paragrafi 1 e këtij neni, mungojnë në mbledhjen konstituive ose e refuzojnë kryesimin e mbledhjes, atëherë angazhohen deputetët të cilët, sipas moshës, vijnë menjëherë pas tyre”, thuhet në rregullore.
Kujtojmë se hapjen e mbledhjes konstituive të legjislaturës të kaluar e ka bërë Flora Borvina./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron