Ditë më parë në Kosovë ka depërtuar një pluhur saharian nga Afrika veriore, kjo si pasojë e disa erërave të fuqishme që goditën vendin.Mirëpo, pluhuri saharian pritet të largohet nga dita e nesërme, sepse pritet që edhe moti të jetë më dinamik (me reshje shiu).
Këtë e ka bërë të ditur Prishtina Weather, përmes një postimi në Facebook, ku të njejtit kishin reaguar edhe ndaj disa lajmeve nëpër portale kinse cilësia e ajrit është përkeqësuar. Mirëpo, Prishtina Weather një gjë të tillë e mohon.
“Në disa portale mbrëmë pati shkrime që me lehtësimin e masave kufizuese nga dita e djeshme cilësia e ajrit është përkeqësuar, gjë që nuk qëndron. Cilësia e ajrit, sidomos në grimcat PM2.5 dhe PM10 ka qenë e përkeqësuar shkaku i pluhurit shkretinor”, thuhet në njoftim.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin