Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të qëndroj në fillim të qershorit në Beograd të Serbisë, ku do të flasë për librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë.
Për pjesëmarrjen e Jahjages atje kanë reaguar mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si sulm të ri të shqiptarëve karshi serbëve, shkruan Informer.
“Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!”, është titulli i kësaj gazete.
“Ish-presidentja e shtetit të rremë të Kosovës, Atifete Jahjaga, në mes të Beogradit mban një fjalim në lidhje me atë se si serbët e organizuar kanë dhunuar gratë shqiptare ?!…”, thuhet më tej në nëntitullin e artikullit.
Sipas medieve, Jahjaga, do të jetë mysafire e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor/Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit