Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen dy vëllezërve të tij në Klinë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek.
“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit