Disa objekte ushtarake janë bombarduar në Iran. Izraeli deklaron se ka vrarë një numër të madh njerëzish nga Garda Revolucionare Iraniane.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, IDF, po kryen aktualisht sulme me forcë të paparë”, thotë ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
Irani sulmoi Izraelin këtë mëngjes. Disa nga raketat e Iranit raportohet se kanë goditur të paktën pesë qytete të ndryshme në Izrael.
Menjëherë pas kësaj, Izraeli u përgjigj me sulme të reja ndaj Iranit. Në një deklaratë, Izraeli thotë se po e sulmon Iranin me “forcë të paparë”.
“IDF aktualisht po kryen sulme me forcë të paparë kundër objektivave dhe trupave të lidhura me regjimin”, thotë Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, raportojnë mediat e huaja.
Sulm ndaj Gardës Revolucionare Iraniane
Tani ka raportime për shpërthime të fuqishme në disa vende në Teheran.
IDF deklaron se sulmet kanë goditur një seli që i përket Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, shkruan Times of Israel. Raportohet se disa persona kanë vdekur.
Sulmohet burgu dhe selia e policisë në Evin
Ndër të tjera, raportohet se është goditur hyrja e burgut famëkeq Evin. Ndër të tjerë, aty është i burgosur edhe studiuesi suedezo-iranian Ahmedreza Djalali.
Izraeli ka sulmuar gjithashtu rrugët që të çojnë në uzinën bërthamore të Fordos.
I njëjti objekt u sulmua nga SHBA-të gjatë natës të së dielës. Pastaj Donald Trump tha se SHBA-të e kishin “fshirë atë”.
Objektiva të tjerë që thuhet se Izraeli ka goditur përfshijnë agjenci të ndryshme policore, siç është selia e inteligjencës së policisë iraniane.
Shkatërroi “orën e fundit të botës”
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se ata kanë shkatërruar gjithashtu të ashtuquajturën “ora e fundit të botës” të Iranit.
Ora u ngrit në qendër të Teheranit në vitin 2017 dhe numëron mbrapsht deri në vitin 2040 – viti kur shteti izraelit do të pushojë së ekzistuari, sipas regjimit iranian.
Takimi me Putinin
Në të njëjtën kohë, në Moskë u zhvillua takimi midis ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Rusia thotë se është e gatshme të ndihmojë Iranin, raporton AP.
“E gjitha varet nga ajo që i nevojitet Iranit. Ne kemi ofruar përpjekjet tona për ndërmjetësim. Kjo është konkrete”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Gjatë takimit, Vladimir Putin tha se sulmet ndaj Iranit janë “të pabaza” dhe nuk mund të justifikohen./rtk
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...