“Kosova është vendi në të cilin ka lindur Serbia. Nuk mund të bëjmë kompromis me zemrën, shpirtin, historinë dhe me vlerat tona”, ka theksuar ministri serb i Inovacionit dhe i zhvillimit teknologjik Nenad Popoviq.
Ai në një intervistë për “Jerusalim post”, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka shtuar se pesë vende të Bashkimit Europian, ashtu sikur dhe Izraeli, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për këtë Serbia është thellësish falënderuese.
Duke komentuar marrëdhëniet e Serbisë dhe të Izraelit, Popoviq ka thënë se shumë izraelitë po shkojnë në Serbi.
“Vjet kemi pasur 40 mijë turistë nga Izraeli, e një vit më parë 20 mijë, numri është dyfishuar për dy vjet. Edhe kompanitë izraelite janë shumë aktive në Serbi”, ka theksuar Popoviq.
Ai ka përfunduar se këto kompani po kryejnë projekte të rëndësishme ndërtim ore në Beograd.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...