Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletarrestit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.
Mëtutje, duke folur sot para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha Ivica Daçiq, raporton REL.
Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli./REL/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...