Kryetari i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi”, Oliver Ivanoviç ka paralajmëruar se situata e sigurisë në veri të Kosovës para zgjedhje lokale është kritike dhe lehtë mund të përshkallëzohet, andaj u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, atyre të Beogradit si dhe atyre ndërkombëtare që të reagojnë urgjentisht, shkruan Blici serb.
“Situata tani është si të vallëzosh në maje të thikës. Është çështje kohe që dikush ta tërheqë armën dhe gjithçka të përfundojë tragjikisht”, ka thënë Ivanoviç.
Sipas tij, Qeveria duhet të marrë masa për rritjen e sigurisë në veri të Mitrovicës.
“Sipas kandidatëve të Listës Serbe zgjedhjet lokale po merren si çështje jetë ose vdekje. Jam në kontakt të përditshëm me njerëz të zakonshëm atje, dhe ata çdo ditë e më shumë po shqetësohen për situatën e sigurisë. Ata janë të frikësuar”, ka shtuar Ivanoviç.
Më tej, Ivanoviç thotë se e tëra që qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë është një jetë më e mirë dhe më e qetë, në mënyrë që fëmijët të mos frikësohen nga të shtënat.
“Çështjet lokale nuk adresojnë çështjet globale. Qëllimi ynë është që të sigurojmë një jetë cilësore për qytetarët e Mitrovicës”, deklaroi ai.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...